Punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës nuk u lejuan as sot. Punët vazhdojnë të pengohen nga pjesëtarë të policisë. Para tyre edhe sot qëndroi kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin.

“Komuna ka filluar përgatitjet rreth projektit. Dje isha i thirrur në stacionin policor në Tetovë. Nuk jam kriminel, vetëm se dua qytetarëve të mi tu siguroj ujë për pije. Zyrtari i policisë nuk ka një urdhëresë me shkrim, për këtë jam i bindur se këto ka prapavijë politike”, tha Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.