qenan aliuQenan ALIU
Miq të dashur,
Qeveria VMRO-BDI , është qeveria e cila nuk qeverisi por sundoi, prandaj do të mbetet sinonim i së keqes në historinë e pluralizmit të këtij vendi.
– Arrivizmi i prishur është sinonim i disa njerëzve të kupollave të këtyre partive ;
– Nepotizmi primitiv është sinonim i këtij sundimi ;
– Despotizmi është sinonim i sjelljes së të parëve të tyre ;
– Korrupsioni pandemik është sinonim i plaçkitjes së qytetarëve të këtij vendi nga kjo qeveri ,
– Shndërimi i qeverisë në Korrporatë kriminale për profitime klanore është sinonim për pasurimin e tyre ,
– Pasurimi i shpejt dhe gallopant është sinonim i ,,suksesit,, të tyre ;
– Vrasja dhe likuidimet pa vendime gjyqësore, burgimet e përjetëshme pa prova të besueshme , të kujtojnë furgonin e bërë shoshë, të kujtojnë një liqe artificial dhe shum çka tjetër dhe që janë sinonim i skenave montsruoze;
– Konstruim i një beteje në një lagje, likudime edhe pas dorëzimit në betejë dhe praktika të panumrëta ilegale-kriminale për modelimin e sistemit në favor të krimit dhe shpërdorimit me pushtetin gjithsesi janë sinonimet që detektojnë këtë qeveri ;
– Dhe krejt në fundë, edhe paralizatori elektrik dhe plumbat e gomës janë sinonim i kësaj qeverie dhe sejmenëve të tyre gjatë kësaj dekade !
Mbase ka edhe punë të mira të realizuara për këtë dekadë, por TYMOSJA e tyre nga ,,E vërteta për Maqedoninë,, dhe vetë ajo që qytetarët e këtijë vendi po e perceptojnë në mënyra të ndryshme , ata të mira mbeten të padukshme karshi një zullumi të madhë !
© fol.mk