Një baba sirian kërkoi nga kushëriri i tij që ta filmonte duke lëkundur në krahë dy fëmijët e tij binjakë, të cilët u vranë nga sulmi me armë kimike në provincën Idlib.

Këto pamje shumë prekëse po bëjnë xhiron e botës.

“Ata janë Aya dhe Ahmed. Ti themi lamtumirë”, tha babai i dy fëmijëve binjakë 9-muajsh.

Abdulhamid al-Youssef, babai zemërthyer ka dashur që këto foto tronditëse të publikohen për të nxjerrë në pah tmerrin e sulmit nga gazi toksik.