Në Gostivar po mbretëron një situatë tensionuese e ndjekur me reagime të qytetarëve pas dhunës së djeshme në gjimnazin e qytetit, informon INA.

Gostivarasit përmes rrjeteve sociale kanë dënuar incidentin dhe rrahjen e profesorëve, duke theksuar se këto akte po reflektohen tek fëmijët e tyre. Ata akuzojnë politikën që ka futur kthetrat në arsim dhe se ende paraqet problem çrrënjosjen e kësaj dukurie që po dëmton Gostivarin.

Ministria e Brendshme as sot nuk ka dalur me sqarim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në gjimnazin e qytetit.

Kryetari i komunës Arben Taravari ka konfirmuar incidentin që ka motive politike pas kacafytjeve mes BDI dhe ASH gjatë kohë në këtë komunë.

Nga ASH thonë se profesorët Bejtulla KAmberi dhe Driton Imeri janë sulmuar nga aktivistë të BDI.

Ministria e Brendshme ende nuk është prononcuar për rastin, dhe as drejtori i shkollës. (INA)