Mbrëmë ka përfunduar afati për parashtrim të padive deri te Gjykata Administrative për vendimet e Komisionit shtetëror zgjedhor rreth ankimimeve nga partitë për votim dhe grumbullim të votave rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

LSDM-ja kumtoi se ka parashtruar katër padi deri te Gjykata Administrative, të cilat kanë të bëjnë me votimin në vendvotimin në Njësinë zgjedhore 6. Lëvizja Besa, bëri të ditur se nuk do të ngritë padi deri te Gjykata Administrative rreth vendimeve të KSHZ-së që të hedh poshtë shtatë nga tetë ankimimet e tyre për procesin zgjedhor.

KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim të Lëvizjes BESA dhe anuloi votimin në një vendvotim në Gostivar, ndërsa i ka hedhur poshtë gjashtë ankimimet e parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja. VMRO-DPMNE  ka dorëzuar padi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) UP1 10 – 487 të 18.12.2016 me të cilin KSHZ e mbështesin ankesën e Lëvizja BESA.

Vendimi për votimin e anuluar në vendvotimin në Gostivar, sipas konkluzionit të KSHZ-së, duhet të dorëzohet edhe deri te partitë dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhje në NJZ6, të cilat gjithashtu do të mund të apelojnë vendimin deri te Gjykata Administrative.

Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë në ueb-faqe.

Pas padive Gjykata Administrative vendos në këshill prej pesë gjyqtarëve të zgjedhur përmes shortit, në seancë publike, për të cilën e informon opinionin dhe përfaqësuesit e autorizuar rreth cilave padi vendoset. Vendimet e publikuara në ueb-faqe e KSHZ-së, siç është theksuar në Librin e afateve të Komisionit, do të përmbajnë edhe mënyrën e votimit të çdo gjyqtari individualisht.

Seanca e KSHZ-së për ankimimet ka zgjatur tre ditë dhe përfundoi mbrëmë dhe i depërtoi afatet e parashikuara në Librin e afateve për zgjedhjet. Sipas kësaj, prolongohet edhe afati për rezultatet përfundimtare. Kjo do të ndodh pasi që do të dihen vendimet e Gjykatës Administrative dhe nëse nuk ka rivotim në ndonjë vendvotim. Nëse ka rivotim, kjo duhet të mbahet më 25 dhjetor.