Mbrëmë ka skaduar afati për ankesa ndaj vendimeve të KSHZ-së në Gjykatën Administrative. LSDM-ja njofton se ka parashtruar 4 ankesa deri te Gjykata Administrative që kanë të bëjnë me votimin në qendrat e votimit në zonën zgjedhore 6, ndërsa koalicioni “Rilindje me BESË” njoftoi se nuk do të dorëzon ankesa deri te Gjykata Administrative për shtatë parashtresat që Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve i hodhi poshtë.

Ankesë deri te Gjykata Administrative ka dorëzuar edhe VMRO-DPMNE për parashtresën e vetme të pranuar të koalicionit “Rilindje me BESË” për vendvotimin në Gostivar.

KSHZ-ja ka pranuar vetëm një nga tetë ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, ndërkaq ka hedhur poshtë gjashtë parshtresat e paraqitura nga LSDM-ja.

Vendimin për prishjen e votimit në vendvotimin në Gostivar, në bazë të përfundimeve të KSHZ-së, duhet t’ju dorëzohet edhe deri te partitë që kanë marrë pjesë në njësinë zgjedhore 6 të cilët mund të paraqesin ankesë për vendimin deri të Gjykata Administrative.  Gjykata, sërish në afat prej 48 orë pas pranimit të ankesave mund të vendos në lidhje me ankesat. Vendimin në afat prej 24 ore duhet ta shpall në faqen e saj të internetit.

Pas padive Gjykata Administrative vendos në një këshill të formuar nga pesë gjyqtarësh të zgjedhur me short, në një seancë publike./zhurnal.mk