as

Qeveria dhe funksionarët e BDI-së nuk ngurruan aspak të fotografohen dhe të lavdërohen se kanë shtruar asfalt të ri në lagjën dhe fshatin e përmbysur të Hasanbegut. Kryesia e partisë, ministra e kryetarë komunash erdhën për tu fotografuar dhe të përfituar ndonjë votë  nga asafalti për BDI-në.

Mirëpo, vetëm pas disa ditësh asfalti i ri filloi të qërohet si lëvore molle, për fatin e keq të funksionarëve të BDI-së ende pa u mbajtur zgjedhjet. Në fakt, banorët e Hasanbegut shpejt panë mashtrimin, pasi trashësia e asfaltit të ri nuk kalon më shumë se disa milimetra./FAKTE.Net

asfalt-hasanbeg