Rektorit të Universitetit Nëna Terezë (UNT), Aziz Pollozhani, po vazhdojnë që t’i grumbullohen dyshimet për parregullsitë në mënyrën e udhëheqjes së tij me këtë institucion publik arsimor në Shkup.

Dokumentacionet e reja të siguruara nga Zhurnal.mk përmes burimeve nga brenda UNT-së dëshmojnë se Pollozhani ka blerë tre herë për universitetin, përmes tre marrëveshjeve, një pa thirrje (tenderë) publike dhe dy me thirrje (tenderë) publike që nga viti 2016 në shumë të përgjithshme prej 63,222.47 Euro (3,871375.0 Denar) pajisje të informatikës nga e njëjta kompani, e cila siç thonë tregojnë për Zhurnal.mk burimet, është pronë e rrethit familjar të Pollozhanit.

Këto tre kontrata (592,200.00 Denar + 772,275.00 Den + 3,039,900.00) janë bërë me kompaninë Infosoft Systems DOO, e cila është pronë e Ajri Shej.

Burimet të cilat kërkuan që të mbesin anonimie tregojnë për Zhurnal.mk se Ajri Shej është dhëndër i kushërirës së parë të rektorit Aziz Pollozhani.

Por, nuk janë këto krejt pjesëmarrjet e Shej-it në projekte dhe aktivitete të organizuara në UNT nga Azi Pollozhani.

Në fund të këtij muaji Ajri Shej, do të jetë pjesëmarrës në një konferencë të organizuar nga UNT-ja për projektin e quajtur ‘Parku Teknologjik’ i universitetit. Me 29 Mars, i njëjti do të jetë një ndër tre ligjëruesit në konferencë në hapësirat e UNT-së.

‘Karku teknologjik’ është i financuar 75 për qind nga Ministria e Ekonomisë, dhe për këtë ishte nënshkruar një marrëveshje midis Aziz Pollozhanit dhe ministrit të ekononmisë Kreshnik Bekteshi me 14 mars.

Dyshimet për parregullsi në dhënien e kontratave për kompaninë Infosoft Systems DOO të Artur Shejit dhe pjesëmarrjet e tij në aktivitete të tjera të organizuara në UNT nga rektori vijnë pak kohë pasi që Komisioni Shtetëror kundër korrupsionit ka nisur procedurë ndëshkimore për Pollozhanin, sepse ai kishte shkelur ligjin duke mos deklaruar të ardhurat dhe pasurinë e tij. Ai pas emërimit në postin e sotëm nuk e ka mbushur fare formularin e paraparë me ligj.

Procedura të këtilla ky komision ndërkohë filluar edhe ndaj shumë personave të tjerë në institucionet publike arsimore, por Pollozhani ishte i pari ndaj të cilit komisioni nisi procedurën ndëshkimore financiare pas një raportimi nga Zhurnal.mk.

Ndërkohë, ditë më parë, tek inspektorati shtetëror i arsimit është bërë një ankesë për mënyrën se si Pollozhani e mori titullin ‘Profesor i Rregullt’ në UNT, duke pasur parasysh se ai deri në Shtator 2016 kur të njëjtin e mori nga UNT-ja, e kishte vetëm titullin ‘Profesor i çrregullt’ (jo i rregullt) që e kishte marrë në Universitetin privat FON në Shkup në vitin 2015.

Më tutje në ankesë kërkohet që në rast të konfirmimit se marrja e këtij titulli të ri në UNT është në përplasje me ligjet në fuqi për arsimin e lartë, atëherë ankuesit kanë kërkuar nga inspektorati që Pollozhani edhe të shkarkohet nga posti i rektorit në UNT.