Skandalet në BDI nuk kanë të sosur.  Sot Ministri e Ekologjisë Bashkim Ahmeti  ka kërcënuar me vdekje pronarin e portalit TetovaSot Rami Mislimin. Siç na informoj vetë z .Mislimi,  diku rreth orës 15.30 , vetë Ministri Bashkim Ahmeti përmes telefonit ka kërcënuar me vdekje dhe ka përdorur fjalë tepër  të rënda amorale që nuk i kanë hije një Ministri , duke piskatur  dhe duke  sharë   njerëzit më të afërt të familjes së z. Mislimi.

I gjithë ky mllef i derdhur i  Ministrit ”Dështak” ka qenë një shkrim i publikuar në portalin TetovaSot  që si duket nuk i ka pëlqye   ministrit në fjalë.

Kliko për linkun KËTU

Poashtu, z. Mislimi njoftoi se rasti është paraqitur, në  policinë e Tetovës si dhe në përfaqësinë e OSBE-së  në Tetovë. Poashtu njoftimi   do t’ju dërgohet gjithë ambasadave të huaje në vend  si dhe shoqatës së gazetarëve si dhe organizatave  tjera.

Biseda e kërcënimit të ministrit ndaj gazetarit është e regjistruar po për shkak të ndjeshmërisë së   lëndës nuk do të publikohet por vetëm  do të ju dërgohet organeve kompetente në formë të shkruar dhe me zë.

Nuk është hera e parë që ky ”dështak” që sot fatkeqsisht është Ministër  të sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe si huligan. Para disa muajve me rastin e vendosjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj,  ku me ç`rast ishin për vizitë ministra të BDI-së, qytetari  Ali Grçeci tashmë i njohur për publikun u sulmua pikërisht  nga   Bashkim Ahmeti  për shkak  se Ali Grçeci shprehu pakënaqësi ndaj vizitës së ministrave  dhe i akuzoi ata për keqpërdorime. Por, një ditë më pas sigurisht, si pasoj e kërcënimeve,  mbase nga Bashkim Ahmeti u tërhoq nga sjellja e nje ditë më parë  dhe  i kërkoj  falje publike  Ali Ahmetit.

Fol .mk më poshtë ju sjell pamje të cilat më së miri tregojnë HULIGANIZMIN  e Bashkim Ahmetit.

© fol.mk