Shtatorja  e veprimtarit të madh kombëtar Isa Boletini në sheshin e Sarajit është vendosur në mënyrë klandestine dhe  ilegalisht. Në planin urbanistik është paraparë vetëm sheshi por jo edhe vendosje e ndonjë shtatoreje. Si rezultat i kësaj, nuk ka as një leje për vendosjen e shtatores së Isa Boletinit në përvjetorin e vrasjes së tij, por gjithë kjo ceremoni nga funksionarët e BDI-së po bëhet në mënyrë ilegale dhe për qëllime elektorale.

Zyrtarët e komunës së Sarajit as që kanë dashtur të  të prononcohen në lidhje me këtë skandal, duke u arsyetuar se këtyre ditëve janë të stërngarkuar në lidhje me evenimentin në fjalë.

Pafuqinë e tyre  në qeverinë që janë “Besnik deri në vdekje” mundohen ta fshehim  prej vet votuesve të BDI-së, me përurime të busteve të heronjëve kombëtarë duke keqpërdorur figura të mëdhaja historike Kombëtare, duke harruar se heronjtë nuk u përkasin partive por krejt Kombit.

 Vet përkrahësit e BDI-së  ndjehen të tadhëtuar nga paraqitjet dhe veprimet e tyre të duke u shëndruar në maqineri votimi për VMRO-në dhe kryeministrin tashmë të larguar. partia shqiptare në pushtet BDI disa vite me radhë ka premtuar vendosjen e tre bustave të veprimtarëve shqiptarë në qendër të Shkupit, për të cilët kishte marrë “leje” nga partneri i tyre maqedonas, por as kjo deri më sot nuk ka ndodhur. Zyrtarë më të lartë të kësaj partie kanë rënë në grackën e kolegëve të tyre maqedonas dhe ishin fotografuar me shtatore maqedonase duke menduar se janë shqiptarët “e tyre”.

Qytetarët shprehen se vendosja e shtatores së Isa Boletinit në fshatin Saraj është vetëm një klithmë e partisë së Ahmetit në tentim të përfitimit të ndonjë pike politike para zgjedhjeve parlamentare, duke u ballafaquar me mllefin dhe urrejtjen e madhe të popullit shqiptar ndaj paaftësisë dhe dështimit të tyre, por dhe posaçërisht ndaj vasalitetit të tyre ndaj partnerit maqedonas.

Kjo është shtatorja e dytë e veprimtarëve të nëdhenj shqiptarë që po vendoset në territorin e komunës së Sarajit, pas asaj të Adem Jasharit legjendarë që ishte vendosur në fshatin Radushë./FAKTE.Net