“Një foto sa një mijë fjalë …POFALNICA

 

Një ilustrim se sa zyrtare është gjuha shqipe nga BDI-ja …

 

Ky është më tepër se skandal! Në një qytet me shumicë absolute shqiptare si Tetova, ka një bibliotekë me emrin “Koço Racin”, ,QË KA NGELË NGA KOHA E BASHKIM VËLLAZËRIMIT ,ku edhe drejtoresha shqiptare ju ndan “POFALNICA” dhe jo “LËVDATA” lexuesve shqiptarë. Turpi i madh! Asnjë fjalë, e as asnjë shkronjë nuk e gjenë shqip, po as edhe emrat e lexuesve shqiptarë, e as emri i vet drejtoreshës shqiptare nuk shkruhet në shqip !… Ja pra, ky është zyrtarizim i gjuhës … kështu kjo është BDI-ja dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe! P.S. Kërkojmë falje për përdorimin e këtij dokumenti që përmban emra individësh konkret, por rasti ishte shumë ilustrues dhe duhej paraqitur e vërteta, duke fshehur identitetin e personave në fjalë