Skandalet janë pjesë e pashmangshme e showbizit që kanë përcjellur estradën shqiptare ndër vite.

Por, 2016-ta të cilën po e lëmë pas në pak ditë nuk shquhet për numër të madh skandalesh, krahasuar përshembull me ndarjet e shumta të çifteve megjithatë janë dy kryesore që do mbesin gjatë në memorie e të cilat i bashkon një protagonist i vetëm – Noizy.

Ishte Top Aëards I këtij viti që nuk kaloi pa skandale, e replika të shumëta kishte mes prezantuesit Ledion Liço dhe reperit Noizy.

  1. Sherri dhe akuzat mes Noizyt dhe Ledion Liços

Mos prania e Noizyt në Top Awards bëri që Ledioni të bënte shaka për disa nga artistët, e ishte  shakaja për Noizyn që degradoi më vonë me replika të ashpëra.

Ishte pikërisht shakaja e Ledionit se Noizy nuk ishte I pranishëm sepse’ nuk ka gjetur parking për Ferrarin e tij’ ,  ‘Kështu e ke kur përdor makinën e shokut’ –  që u bë mollë sherri për dyshen në fjalë të cilët replikuan me njëri tjetrin e nuk u kursyen as nga ofendimet.

Noizy erdhi me disa mesazhe drejtuar Ledionit por më e rënda ishte ku përdorte fjalë  fyese si  për Top Aëards dhe për Ledionin ku e akuzonte se jeton me parat e të dashurës , Sara Hoxhës, dhe për orientimin seksual.

Kjo njëherit shënon skandalin më fyes në shoëbizin tone që pati pasoja edhe të mëvonshme. Si për të demantuar Liçon, reperi nga Shqipëria u bë me një Ferrari të kuq personal.

15592205_10207385796234626_75709022_n

  1. Rrahja mes Cozman dhe Noizyt

Ështe data e 9 Shtatorit  ajo që shënoi njërin ndër skandalet më të mëdha në vendin tonë atë  në mes, këngëtarit Noizy por kësaj radhe protagonist kryesor është dhe reperi Cozman.

Ngjarja ndodhi në qendër të Prishtinës në parkingun e hotelit ‘Sëis Diamond’ ku me të arritur në parkingun e hotelit, Noizy me shokun e tij Varrosi degradoi situate në përleshje me grushte mes dyshes Noizy dhe  Varros me Cozman dhe Albert Krasnqi .

Për të mos munguar vetëm grushtet u përdorën dhe armët ku  Noizy dhe Varros u plagosën në këtë përleshje .

Historia e konflikteve Otr dhe Babastars ka filluar qe një kohë të gjatë, e u konfirmua dhe këtë herë që gjerat mes dy grupeve nuk janë rregulluar aspak .

Kjo përleshje njëherit shënon njërin ndër skandalet më të madhë jo vetëm të këtij viti ku në qendër të Prishtinës në mesin e shumë kalimtarëve përdorën armët nga dy grupe ndër më të mirët që kemi të muzikës Hip-hop.