Drejtimi i makinës pa leje qarkullimi është bërë traditë në rrugët e Gostivarit. Statistikat e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë tregojnë se nga fillimi i vitit në Gostivar janë kapur rreth 300 vozitës pa leje për të drejtuar makinën, ndërsa 70 kanë qenë shoferë fillestar, të cilët
akoma nuk kanë mbushur vitet për t’u pajisur me leje për vozitje.
Gjatë muajit tre muajve të parë të këtij viti, policia në rajonin e Gostivarit ka kontroluar gjithsej 6.127 makina dhe shoferë, ku 2.430 kanë shkelur Ligjin për siguri në komunikacion dhe Ligjin për vozitje.
“Këto dhe shkeljet tjera janë ndëshkuar me 878 padi për kundërvajtje, 1522 gjoba me para, 24 padi penale, 46 kërkesa për shkelje të procedurës penale, si dhe 30 vërejtje me shkrim, ndërsa 379 shkelës janë dënuar me pikë negative”, thonë nga SPB.