qenan aliuNga Qenan Aliu

Miq të dashur,

Më duhet të ripërsërisë vlerësimet qysh me publikimin e materialit të PËRGJIMEVE në ditën e parë. Sot befasisht në rrjetin e internetit hasa në materiale tjera të papublikuara nga PËRGJIMI i paligjshëm. Atëherë kam konstatuar se përgjimi si veprim i shëmtuar qoftë nga dimensioni ligjor apo fetarë, do të sjellë pasoja të nduarta nduarta në shoqëri. Edhe pse siç kam pohuar, materialet e publikuara nga opozita në Maqedoni që kanë të bëjnë me interesin publik do të dekonspirojnë protagonistët e pushtetit po edhe të tjerë për të bëmat e tyre në dëm të qytetarëve dhe për interesa të tyre, POR GJITHMON DUKE RESPEKTUAR PRIVATËSINË. Zatën, publikimin e çdo lloj materiali që ka të bëjë në mbrojtjen e interesit publik është i rekomanduar për publikim edhe nga organizmat kompetente ndërkombëtare , por në asnjë moment , publikime për privatësinë e njerëzve kushdo qofshin ato. Edhe përkundër miratimit të ligjit për këtë sferë, shteti si duket nuk ka kapacitet për ruajtjen e materialeve të përgjimit të cilat me dorëzimin në organin përkatës , ata veç më duhet të jenë ekskluzivisht për nevojat e organeve që meren me procedimin e lëndëve. Poashtu kam pohuar se nëse shteti nuk do të meret seriozisht me këtë çështje këto materiale do të shkaktojnë tronditje të mëdha ! Si duket FAJI do të mbetet jetim. Lideri i opozitës Zoran Zaev si denoncues dhe publikues vetëm i disa materialeve nga përgjimet, të selektuara në të ashtuquajturat ”BOMBAT e përgjimit” ka pohuar se ”unë i kam dorëzuar materialet në prokuroritë njëherë në ate të përgjithshmen pastaj në PS si organe kompetente dhe se unë nuk mbaj përgjegjësi për to”, madje duke theksuar se logjikisht se këto dhe ndoshta edhe më shumë materiale ka në posedim edhe pozita duke aluduar në Vmro-Dpmne-në , sepse ka vlerësuar dhe konstatuar se përgjimet janë bërë me aparaturën e Shërbimit policor sekret të shtetit NË KUNDËRSHTIM ME PROCEDURAT LIGJORE PËR NDJEKJEN E TELEKOMUNIKIMEVE. Nga ana tjetër lideri i BDI-së Ali Ahmeti , parti pjesmarëse në koalicionin qeveritarë gati një dekadë , pohoi se tanimë materiale të përgjimit si duket gjenden edhe nëpër pazare, duke kërkuar me urgjencë që organet të marin masat e duhura. Por, Komuniteti ”PRONTO – MK” në rrjetin social për opinion kishte publikime materiale të përgjimit të pa publikuara deri më tani dhe që thënë të drejtën ishin tronditëse. Komuniteti sipas vlerësimit të parë nga këndi im ishin midis INTERESIT PUBLIK DHE PRIVATËSISË. Ndoshta në dëgjim të parë bëhet fjalë edhe për çështje banale por gjithsesi tangohej edhe interesi publik. Por ajo që ishte tronditëse kishte të bëjë edhe me materijale thellë të zhytura në privatësi. Madje Pronto -MK paralajmëron edhe publikime të tjera skandaloze dhe senzacionale. Miq të dashur, Establishmenti politik i BDI-së, ashtiu siç edhe kam theksuar disa herë , me përgjimin e paligjshëm janë të ”KAPUR” siç thotë populli me ”pelë për dore” . Ky establishment partiak nuk mund ti përfaqësojë shqiptarët, sepse këta materiale i kanë hipotekuar qoft nga njëra qoftë nga pala tjetër maqedone, ky establishment do të jetë në vazhdimësi i shanatzhuar , prandaj urgjentisht duhet të largohen nga skena politike. Këtë duhet BDI-ja ta bëjë së shpejti me kongresin e saj duke zgjedhur strukturat e reja në kupollën e sajë. Në të kundërtën , këta mund edhe të shkojnë edhe në këto zgjedhje të parakohshme por ashtu siç u kamë theksuar disa herë, edhe sikur të fitojnë këta nuk do të dinë çka të bëjnë edhe me atë far fitore. Madje , bekimi evetual me votë i këtij establishmenti pa u reformuar partia, do të ishte EUTANIZIM politik nga ana e shqiptarëve, sepse votat e tilla do të bekoheshin qoftë për interesa të ndryshme qoftë për ndonjë bindje naive. Pra materialet në pazare dhe faji i mbetur jetim, fatkeqësishtë lanë dhe do të lënë edhe në të ardhmen pasoja tronditëse duke shkaktuar zënka dhe hidhërime, duke shkatëruar familje dhe duke shpërfaqur mosbesimin e thellë tek shqiptarët në përfaqësuesit politik të tyre. Po e ripërsërisë se , Bashkimi Demokratik për Integrim është kontributore në përgjimin por vetëm në aspektin politik , prandaj edhe duhet të mbajë përgjegjësi politike për këtë Mega skandal dhe kuptohet të ndëshkohet nga qytetarët me votën e tyre të lirë.

© fol.mk