Pas publikimit të lajmit se kinse Nevzat Bejta është hero funksionar I cili në disa media u shfaq si guximtari më i madh duke e treguar patriotizmin e tij deri në skajshmëri duke u lavdëruar se ka qenë i vetmi minister që ka përdorur gjuhën shqipe në dikasterin që ka drejtuar, sot në redaksinë Zhurnal nga burime të sigurta kanë ardhur informacione ku personi në fjalë momentalisht dëshiron të mbetet anonim i cili është i njohur nga ana e redaksisë sonë, është rrëfyer dhe tej mase i shqetësuar për patriotizmin e Bejtes se si ai e mbron gjuhën shqipe, ndërsa gjatë vitieve 1986-87 asaj kohe kur nxënësit shqiptar protestonin që mësimi në shkollë të jetë vetëm në gjuhën shqipe, burime tona bëjnë të ditur se në atë kohë Nevzat Bejta i cili ka qenë një profesor i ri, u është drejtuar prindërve dhe nxënësve shqiptar me shprehjen : “HYNI NË MËSIM, NËSE DONI TË MËSONI SHQIP, SHKONI MËSONI NË SHQIPËRI”, thuhet të kishte deklaruar Bejta i cili ka qenë i shoqëruar me anëtarët e komitetit të atëhershëm komunist.

Ndryshe i njejti burim e ka njoftuar Agjencinë e Lajmeve Zhurnal edhe me mënyrën se si funksionon Bejta në Gostivar, por edhe si tek e tek ia kanë thënë se ai këtë vend pune si kryetarë Komune nuk është i zgjedhur me vullnetin e qytetarëve, por se vet ai ka përdorur gjitha mënyrat jodemkratike që të vij në krye të kësaj komune.
Mësohet se pjesa më e madhe e këshilltarëve komunal të Gostivarit nuk e njohin legjitimitetin e kryetarit Bejta, dhe në shumicën e rasteve në shpalosjen e projekteve nga kjo komunë duke u quajtur si projekte me 97% të suksesshme, shprehje “qesharake” cila është përdorur në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës i cili ai ndaj qytetarëve të vet për projekte të suksesshme ka theksuar se janë me 115% + 5 të realizuara, kjo që shumicën e shqiptarëve në kohën e komunizmit “diktaturës” edhe pse këto thënie janë tepër qesharake, por asaj kohe regjimi komunist shumë qytetarë ka pasur peng dhe kanë pasur frik që të kontestojn cifrat të cilat janë shprehur nga ai. Tani burimi ynë ka bërë krahasimin e njejtë që kryetari i kësaj Komune Bejta përdor metodën e njejtë të regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Zhurnal këto informacione nuk i shpalos pikërisht në këtë rast kur kohëve të fundit kryetari në fjalë ka qenë cak i kritikave të ashpra të opinionit për shkak incidenteve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur nën drejtimin e tij si kryetar komune. Zhurnal e sheh të rrugës që të shpaloset e vërteta në të cilën ku dyshohen raste të dyshimeve për keqpërdorime të mundshme të alarmuara nga opinioni dhe Zhurnal do të hulumtoj që ti zbardhë të njejtat përmes dëshmive konkrete.
Ky informacion senzacional e demaskoi patriotizmin e “rrejshëm” të personit në fjalë./realiteti