Filip Petrovski, funksionari i VMRO-DPMNE që së fundi është më aktiv me kritikat e tij kundër pushtetit të ri, nuk ka rreshtur së kritikuari edhe për marrëveshjen e re të mirëbesimit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Por agjencia bullgare e lajmeve Fokus ka shkruar se Petrovski nga Kumanova është një bashkëpunëtor i Nikolla Gruevskit, i cili ka arritur që ta pajisë me pasaporta bullgare gjithë familjen e tij.
“Babai i tij Tihomir Petrovski nga viti 2011 ka pasaportë bullgare, nëna e tij Marinela është pajisur në vitin 2006, ndërsa vëllai i tij Marko Petrovski në vitin 2015”, shkruan agjencia bullgare, duke thënë se Filipi është një luftëtarë më aktiv kundër marrëdhënieve bullgaro- maqedonase. Sipas kësaj medie, në gjendje të njejtë janë edhe shumë funksionarë, përfshirë kryesinë e VMRO-DPMNE-së, por edhe ish-funksionarë të kësaj partie.