Historia rreth tri përmendoreve që duhej të vendoseshin në qendër të Shkupit tani më dy vite si pjesë e projektit Shkupi 2014 dhe që në vazhdimsi gjendej ndonjë arsye për mos vendosjen e përmendoreve shqiptare në qendrën e Shkupit sot u vendos përmendorja e Pjetër Bogdanit po ajo që bie në sy është skandali në lidhje me vitin e lindjes dhe vitin e vdekjes .

Në përmendoren e Pjetër Bogdanit shkruan se lindi në v. 1630 dhe vdiq në v. 1686 ndërsa e vërteta është se Pjetër Bogdani lindi në vitin 1625 dhe vdiq në v.1689 .

Fol.mk pyet publikisht përgjegjësit e këtij projekti , atyre që  thirren në këtë sukses , ata që fotografohen dhe marrin lavdata se ne sollëm përmendoret e figurave të shquara tëkombit shqipëtar  ,  si lejoni që në vazhdimsi të bëhen gabime të tilla ku janë në pyetje emrat e veprimtarëve shqipëtar apo gjuha shqipe ?

A thua vallë janë të rastësishme këto gabime apo e gjithë kjo është një skenar i përgatitur për tu tallur me figurat e veprimtarëve të kombit shqipëtar ?! 

Fol.mk