Sonte gjatë prezantimit të programit zgjedhor të kandidatit për kryetar të Komunës së Zhelinës, Mahir Ziberi, ndodhi një akt i i paprecedent, ku kundërshtarët poilitik të kandidatit të ASH-së, ia ndërprenë rrymën në momentin kur ky i fundit ishte duke shpalosur ofertën e tij zgjedhore para qytetarëve të shumtë në sallën sportive në Zhelinë.

Nga ASH-ja akoma nuk janë prononcuar, në lidhje me aktin e turpshëm, por reagime të shumta kanë nisur menjëherë në rrjetet sociale, ku të shumtë janë ata që dyshojnë se kjo ngjarje e shëmtuar është e projektuar në zyrat e dy shtabeve opontente që rrezikohen nga performancë e shkëlqyer e Mahir Ziberit.

Interesante është fakti, se ishin pikërisht mediat e afërta me kandidatin e BDI-së, Fatmir Izairin, ata që liferuan lajmin të parët duke drejtuar gushtin te Komuna e Zhelinës, po nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që ky akt qyqar të ishte i porositur edhe nga shtabi i kandidatit të BDI-së, kandidat që vazhdon akoma ti ketë rrënjët e thella jo vetëm në komunë, por edhe shumë i afërt me struktura që menaxhojnë me shpërndarjen e rrymës.

Përndryshe, zgjedhjet do të zhvillohen më 18 tetor, dhe në shumicën e anketave të publikuara Mahir Ziberi pritet të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. /fol.mk