Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe në atë të huaj.

Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një fotoreportazh nga një prej këtyre martesave.Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: Në fshatra mungojnë djemtë e rinj.

Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë.

Vera merr 2200 dollarë për shërbimin e saj.

Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën.Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.