Jo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por:

REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE

QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE, si dhe

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE.

Ndryshimi i mbishtrimeve dhe tabelave të institucioneve sipas Marrëveshjes së Prespës dhe në bazë të Kushtetutës aktuale të Republikës së Maqedonisë Veriore tanimë ka filluar të zbatohet.

Ky operacion është i kushtueshëm, ndërsa „ekspertët“ shqiptarë të politikës, të tipit të ideatorëve të „Maqedonisë Ilinditase“ vazhdojnë ta shkruajnë gabimisht në gjuhën shqipe emrin e ri të shtetit, jo në mënyrë të drejtë sipas natyrës së gjuhës shqipe, por sipas tekeve të tyre idioteske, kështu, duke sjellur dëme të pariparueshme në emërtimin e drejtë të institucioneve, në legjislaturën e vendit dhe në dokumentet personale të qytetarëve shqiptarë. Me këto veprime të papërgjegjshme, për të cilat nuk janë fajtorë institucionet e shtetetit, por vetë „ekspertët“ shqiptarë, të cilët edhe paguhen për këtë punë.

Edhe një herë ua përkujtoj se, në gjuhën shqipe nuk emërtohen dhe shkruhen: Evropa e Perëndimit, Ballkani i Perëndimit, Evropa e Juglindjes, Gjermania e Lindjes etj., prandaj as edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, apo Maqedonia e Veriut, por Republika e Maqedonisë Veriore, përkatësisht Maqedonia Perëndimore. Me këtë, edhe banorët shqiptarë të këtij shteti do të njihen për banorë të Maqedonisë Veriore, jo banorë të Maqedonisë së Veriut, apo të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

(12 shkurt 2019)