Filmi me skenar dhe regji të Drilon Hoxhës, është bllokuar nga Youtube. Bëhet fjalë për filmin “Drejt Fundit” nga i riu Hoxha, i cili premton shumë për ekranin shqiptar.

Siç shpjegon vetë Hoxha, gjithçka për shkak të skenave për të rritur me përmbajtje të lartë dhune.

“Filmi “Drejt fundit” tashmë është bllokuar në Youtube për arsye të raportimeve mbi skenat e dhunës. Dua t’ju informoj se nëse dëshironi për ta parë filmin, duhet të hapni së pari një adresë për të verifikuar moshën tuaj mbi 18 vjeç”, shkruan ai në Facebook.

Filmin ku luajnë aktorë të mëdhenj si Mehdi Malkaj, apo prezantuesja Silvana Braçe, noa.al e sjell më poshtë të plotë.