Të punësuarit në “Jugohrom” edhe në dhjetor mbeten në marrëdhënie të rregullt pune pa marrë parasysh që fabrika edhe më tej nuk punon, theksoi sot në konferencën për shtyp, drejtori Vasko Skenderovski.

“Menaxhmenti i “Jugohromit” ka treguar mirëkuptim për të punësuarit, për rajonin i cili graviton rreth fabrikës dhe unë si drejtor i përgjithshëm kam vendosur që në korrelacion me menaxhmentin, të punësuarit edhe më tej të mbeten pa përjashtim”, tha Skenderovski.

Paralajmëroi se në dhjetor sërish do të bisedohet me Sindikatën konform kushteve që do të jenë.

Informoi se në “Jugohrom” ndërtohet sistemi për filtrim dhe shkaku i vetëm për mosplotësimin e lejes së integruar në afatin ligjor, respektivisht 31 tetori, është ajo që lejen ndërtimore e kanë marrë më 18 korrik të këtij viti.

Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në “Jugohrom”, Bajram Amiti deklaroi se nëse nuk gjendet zgjidhje e shpejtë për këtë problem, ata do të hyjnë në grevë radikale.