Në Prokurorinë Speciale Publike vlerësojnë se mund të japin eventualisht detaje nëse për ndonjë person është nisur procedurë.

Nga aty thonë se procedura parahetimore është e fshehtë.

Mediat spekuluan se ministrat e rinj të Qeverisë së re do të “skenohen” nga PSP.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për nesër ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë dhe votimin e programit politik të propozuar nga mandatari Zoran Zaev.