Ministria e Jashtme e Rusisë e informoi ambasadorin e Maqedonisë në Moskë Goce Karajanov për kundër-masat që do të ndërmerren Moska ndaj Shkupit zyrtar, pas dëbimit të diplomatit rus.
Megjithatë nga Ministria e Jashtme nuk zbulojnë detaje, me arsyetimin se për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe serioze po presin të informohen zyrtarisht nga Karajanov.

Ndërsa opinioni do të informohet nga e hëna. Përkundër kërcënimeve të fundit nga Moska për këtë akt sipas tyre jomiqësor dhe të paprecedentë, nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit krenohet që edhe Maqedonia iu bashkëngjit shteteve që u solidarizuan me Britaninë e Madhe për rastin “Skripal”.