Sheshet kryesore të kryeqendrës së Kosovës kanë ndërruar ngjyrë në prag të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ato tashmë janë bërë të kuqe nga flamujt e shumtë që janë vendosur për nder të 28 Nëntorit.
 Për këtë ditë, Komuna e Prishtinës do të organizojë edhe aktivitete të ndryshme. Nga ora 10 deri në 16, të hënën do të ketë koncert me muzikë për fëmijë, valle, aktivitete dhe lojëra të ndryshme, të cilat i dedikohen ditës së 28 Nëntorit

Por, sa i përket dekorimit të sheshit, qytetarët kanë mendime të ndryshme.