Koalicioni i opozitës maqedonase është paraqitur me slloganin “Për jetesë” që është sllogani i njëjtë nga zgjedhjet paraprake që është shfrytëzuar nga partia radikale “Dveri” në Serbi, transmeton TetovaSot. Nga LSDM-ja as që janë munduar ta ndryshojnë ngjyrën, edhe pse partia tradicionalisht shfrytëzon ngjyrë të kaltërt, në këto zgjedhje ka dal me ngjyrë të kuqe, identike me atë që e shfrytëzon “Dveri”.

Nëse shikohet programi i LSDM-së dhe krahasohet me atë të “Dveri”, brenda do të gjenden gjërat e njëjta, që nënkupton se në selinë e LSDM-së nuk kanë shkruar program, por vetëm kanë përkthyer prej serbishtes. Me këtë vetëm po vërtetohen informacionet se LSDM-ja ka angazhuar shitës serb të mjegullave nga Serbia që ja udhëheqin kampanjën, por në të njëjtën kohë nën organizimin e Revolucionit të Larmë./TetovaSot/