MINISTRI SALI PA PROBLEM ERDHI E SHKOI ME VETURË
Kështu është çdo ditë në Qendrën Klinike në Shkup. Kaos e rrëmujë ndërsa qytetarë të nervozuar mezi kryejnë shërbimet mjekësore duke kërkuar parking.
Shkuam edhe ne për të vërtetuar se sa orë duhet për të gjetur parking.

“Si të hyjë këtu? Duhet të largohesh nga këtu se 25 vetura janë pas teje po presin”.
Mezi gjetëm një vend por joadekuat. Ashtu sikur shumica e veturave.
“Parking nuk ka, shikoni si ka parkuar. Shikoni…” thotë një qytetarë për tv KlanM.

“Ndonjëherë mund të gjesh parking për gjysmë ore”,u shpreh një qytetarë për tv KlanM.

“Kemi kërkuar 35 minuta, nëse ajo quhet menjeherë kam gjetur për 35 minuta. Reth një million euro bëjmë para prej parkingut që pahuajmë qytetarët. Nuk ndërtuan një parking me kate. Ku shkojnë ato para askush nuk e di”, deklaroi një qytetarë për tv KlanM.

E ministri Bekim Sali erdhi e shkoi me veturë. Por kur do të rregullon çështjen e parkingut nuk tregoi. Vetëm tha se së shpejti do ta prmovojë atë.
“Jemi të vetëdishëm e shohim sa vetura dalin dhe hyjnë nga kjo Qendër Klinike Universitare duke ditur se kapaciteti hapsinor është për 800 vetura ndërsa brenda momentit mund të gjejmë mbi 2000 vetura. Së shpejti do të kemi promovim të ri lidhur me fletëlëshimet të cilat pacinetët I marrin në repartet e ndryshme për këtë do të kemi promovim dhe do të jeni të ftuar”, deklaroi ministri Sali.
Problemi me parkingun në Qendrën Klinike në Shkup është shumë vjeçar. Ndonjëherë nuk funskionojnë as aparatet e pikëkalimit./KlanMacedonia/