Rrjeti i njohur social Snapchat ka bërë blerjen e parë, pa shumë zhurmë gjatë kësaj jave.

Siç raporton “Calcalist News”, kompania ka blerë një firmë të re nga Izraeli “Cimagine”, e cila ka krijuar teknologjinë që i mundëson përdoruesve të virtualizojnë pajisje dhe gjëra që ata duan t’i kenë në shtëpitë e tyre, me vetëm një klik.

Kjo blerje i kushtoi Snapchatit mes 30-40 milionë dollarëve, transmeton koha.net.

“Cimagine” do të jetë qendra e hulumtimit dhe zhvillimit të Snapchatit në Izrael dhe pritet të zgjerohet shumë shpejt.

Snapchati raportohet se ka një vlerë prej 25 miliardë dollarësh.