Legjenda e hip hopit amerikan, Snoop Dogg, aspak nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
 
Reperi në një postim në Instagram ka cilësuar ditën e zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA-së si ditën më të keqe në histori për amerikanët pas 11 shtatorit.
 
“Dita më e keqe në amerikë, 11 shtatori. Dita e dytë më e keqe në Amerikë, 09.11 (nëntori)”, u shpreh Snoop në postimin e tij, shkruan Telegrafi.
 
Snoop Dogg ka qenë një prej yjeve më të zëshme në përkrahje të Hillary Clinton.
 
Ai nuk ka përkrahur politikat agresive dhe raciste të Donald Trump, ani pse është kritikuar nga komentuesit e tij fansa, votues të Trump.