Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe e ka thumbuar sonte kolegun e tij nga BDI, Arbër Ademi.

Në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, Snopçe i tha Ademit se të gjithë kallzuesit e anti-shqiptarizimit kryefjalë kanë BDI-në.

“Të gjithë kallzuesit e anti-shqiptarizimit e VMRO-së datojnë prej kohës të Gruevskit kur këta ishin partner me VMRO-në. Kurse tash të gjithë kallzuesit e anti-shqiptarizimit që i kemi pesë vite kur janë parnter me SDSM-në dhe prap ka një gjë të përbashkët, kryefjalë është dhe ajo është “BDI”. Ju jeni fajtor për Shkupi 2014, për Mostrën poashtu ju pasi ju keni qenë në pushtet, për Sopotin. Pastaj e përmendni Levicën, pse mos vallë ajo është fajtore që keni dhënë pasaporta për 200 kriminelë dhe për narko-diler? Ju jeni pasi ju keni qenë në Qeveri”, deklaroi deputeti Snopçe.

E keqja e shqiptarëve në këto 20 vite është BDI-ja, tha më tej ai.

“E keqja e shqiptarëve në këtë 20 vjeçar është BDI-ja qoftë kur është në koalicion me VMRO-në, qoftë tani kur është me LSDM-në”, tha më tej Snopçe.