Partia socialdemokratike (PSD) fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Rumani me 45,95 për qind të votave dhe 132 vende të deputetëve në dhomën e poshtme 308 anëtarëshe të Parlamentit, kumtoi herët në mëngjes Komisioni qendror i zgjedhjeve.

Sipas rezultateve prej rreth 98 për qind të fletëvotimeve të numëruara, ndërsa në pozitën e dytë u plasua Partia liberale nacionale e djathtë (PNL) me 18,89 për qind të votave dhe janë fituar 45 deputetë, para Unionit ekologjik liberal për shpëtimin e Rumanisë (USR) me 8,43 për qind të votave dhe 14 deputetë.

Pozita në Parlament siguruan edhe Unioni demokratik i hungarezëve në Rumani (UDMR) me 6,32 për qind të votave të fituara dhe 16 deputetë dhe Aleanca e liberalëve dhe demokratëve (ALDE) me 5,63 për qind dhe tre deputetë, ndërsa është e mundur që mandate të deputetëve të marrë edhe Partia e lëvizjes popullore (PMP) të ish-presidentit rumun, Trajan Basesku, i cili është në kufirin prej pesë për qind të votave të fituara.

Pas publikimit të rezultateve fillestare zgjedhore, lideri i PSD-së, Liviu Dragnea paralajmëroi se partia e tij do të fillojë negociata për formimin e shumicës parlamentare me aleatët e tij shumëvjeçar ALDE.

Siç njofton DPA, megjithatë tani për tani është e paqartë nëse PSD-ja do ta propozojë liderin e tij për kryeministër të ri, duke e pasur parasysh se atij paraprakisht i është shqiptuar dënim me kusht për shkak të manipulimeve zgjedhore.

Agjencia thekson se partia mund të vendoset për mandatar ta nominojë Vasile Danku, emri i së cilit nuk lidhet me asnjërin prej skandaleve të korruptuara në të cilat janë involvuar politikanë të shquar të cilët e tronditin Rumaninë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet Komisioni qendror i zgjedhjeve t’i publikojë gjatë ditës së nesërme.