Muhamed Halili

Në përvjetorin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë Edi Rama, atëherë udhëheqës I opozitës shqiptare bënte aktivitete paralele për festimin e atij përvjetori duke mos e përfillur agjendën gjithëkombëtare të festimit së pavarësisë hartuar nga demokratët e Sali Berishës.
Ashtu I përçarë në Shqipëri ai pas një ekspozite të organizuar në Tetovë për nder të pavarësisë u përpoq pa sukses në në sofër të pajtimit ti ulë Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin. Ambicjen e tij për të qenë faktor unifikues gjithëshqiptar ai për së dyti here brenda viti e shprehu para disa ditëve duke u përpjekur sërsih ti ulë në sofër përfaqsuesit e “ të zgjedhurve pa përjashtim…që do të gjejnë forcën të çojnë një agjendë përpara për të bashkëjetuar demokratikisht me maqedonasit, për ta rivendosur në agjendat e tyre partiake Marëveshtjen e Ohrit si emërues i përbashkët dhe të kërkojnë me një zë që program I Qeverisë se re të futet në kornizën e Marrëveshtjes së Ohrit…” (Nga facebook-u i Edi Ramës).
Duke mos ia mohuar të drejtën kryeministrit shqiptar për tu kujdesur për bashkëkombasit e tij që jetojnë jashtë shteti, gjë që e obligon edhe kjushtetuta shqiptare si dhe kërkuar motivet e agjendës “mbarëkombëtare” të Edi Ramës lindin katër hipoteza:
-Kryeministri Rama mund të ketë dashur t’ia tërhjek vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare se poqese ajo e toleron Vuçiqin të shkarkoj sipas qjefit të tij ministrat në qeverinë e Kosovës edhe ai mund të bëhet “baba” i politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe më herët në Luginën e Preshevës dhe ti këshillojë politikisht të veprojnë sipas këshillave të tij e cila nuk më duket hipotezë aq bindëse veçanërisht pas akuzave kosovare ai të mos flasë në emër të Kosovës.
-Spekulimi tjetër është se ai mund të ketë pasur një ndërhyrje “vëllazërore” me lutjen e Gruevskit në aksin Rama-Erdogan-Thaçi-Ahmeti për zbutje të kritereve për koalicionime të ardhëshme të shpallura formalisht nga ana e liderëve shqiptarë në Maqedoni në mënyrë që të krijojë klimë politike për vazhdimin e koalicionimit të BDI-së (përforcuar me LR_PDSH), me VMRO-në ku për mandatar do të jetë sërish Gruevski i akuzuar nga PSP për kriminalitet ekonomik dhe I papranuar politikisht nga elektoratzi shqiptar .
-Hipoteza e tretë është se mund të ketë këshilluar një koalicionim përfshirës shqiptar me Zaevin si rezultat i përkrahjes dhe kërkesës së mundëshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe votes shqiptare dhënë atij për ta rrumbullaksuar proektin e tij politik për Maqedoni demokratike dhe pa kriminalitete ekonomike.
Hipoteza tjetër, më e besueshme është se kryeministri shqiptar me këtë ka synuar eliminimin e diferencave politike mes liderëve shqiptarë në Maqedoni në favor të promovimit të çështjes sqiptare këtu.
-Më shumë bindëse është se ajo mund të kishte qenë një dëshirë e Ali Ahmetit e shprehur permes nismës dhe gojës së Edi Ramës për të hartuar një agjendë “gjithëshqiptare” një platformë për të cilën do të bijnë dakord liderët shqiptarë në Maqedoni “për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që‘parashikon realizimin e objektivave që vijojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe në çdo mandat tjetër pasues.”
Pra, shikuar me sy kritik kjo platformë me kritere të zbutura koalicionimi do t’i jepte mundësi Gruevskit apo Zaev-it të koalicionojë me shqiptarët këtë mandat por në anën tjetër shqiptarët do të vendnumronin edhe gjatë “çdo mandatit pasues” dhe kjo do t’i bënte ata peng të Marrëveshtjes kornizë të Ohrit e cila 15 vite mbeti gjysmake dhe e parealizuar.
Kjo më duket e paarsyeshme por kur kihet parasyshë tendenca që hartimi I këtij Memorandumi për qëllim mund ta ketë patur uljen e nivelit dhe cilësisë së kërkesave shqiptare që u paraqitën gjatë zgjedhjeve me qëllim që kjo ti pëlqejë Ivanovit dhe Gruevskit (të cilët “nuk do të lejojnë kurrë dygjuhësi në Maqedoni dhe shtet binacional”) dhe kjo të mundësojë të jenë pjesë e qeverisë Gruevski ose ndonjë qeverie tjetër me konsensus gjithëshqiptar. Pra, ky formulim ua merr të drejtën çdo subjekti politik që në të ardhmen platformë mund ta kenë federalizimin, regjionalizimin, kantonizimin apo ndonjë platformë ndryshe politike nga Marrëveshtja e Ohrit. Portalet dhe gazetat e shkruara nuk kanë informacione të sakta a është nënshkuar kjo platformë apo është parafuar. Gjykuar nga ajo që thuhet se ky paska qenë një draft I cili duhet analizuar dhe nënshkruar atëherë del se ky dokument as është parafuar dhe as nënshkruar.
Sidoqoftë. poqese ndodh që Sela i “Aleancës për shqiptarët” (pa Vejselin të cilin edhe ashtu e ka përfaqsuar në takim Ali Ahmeri !) të nënshkruaj këtë të ashtuquajtur “Memorandum” atëherë del se devijon nga platforma e tij parazgjedhore me shtet dykombësh dhe gjuhë zyrtare shqipe prej Struge deri në Gjevgjeli e Strumicë sepse pas kësaj ai do të angazhohet “…për, përfshirjen e parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët të njihen si popullsi shtet-formuese, ngritjen e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimin e përdorimit të saj si e drejtë themelore, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare (flamuri dhe stema-pse stema:?!)”,siç parasheh pika e parë e Deklaratës.
Multikutluralizmi, shkruan Heckmann, është një parim politiko-kushtetues që u përket identiteteve etnike si bazë themelore për organiyimin politik dhe shtetëror për shpërndarjen e të drejtave dhe resurseve; kjo do të thotë riforcimi I pluralizmit etnik ,autonomisë etnike dhe është kundër akulturimit dhe asimilimit, kundër një “gjuhe shtetërore” (Multiculturalism Defined Seven Ways- Friedrich Heckmann-2015).
Sipas asaj që është shkruar koalcionimi I ardhëshëm detyrë parëslore do ta ketë ndrimin e kushtetutës e në veçanti preambullës së saj sepse është e qartë se ajo definon multietnicitetin e Maqedonisë, për të krijuar një shtet qytetar dhe për të skicuar një politikë multikulturore.
Pjesmarrësit në këtë takim me siguri e dijnë se multietniciteti nuk është vetëm parim por edhe kategori kushtetuese dhe kjo në preambullën e kushtetutës të cilën e imponoi Ali Ahmeti pas nënshkrimit të Marrëveshtjes së Ohrit (Shih : Ostreni- “UÇK, 2004”) ekziston dhe se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe pjesëve të popullit shqiptar, popullit turk, popullit rom, popullit serb (krejt këto që jetojnë në Maqedoni!) që I detyroi atëherë Arbër Xhaferin të deklarojë se shqiptarët u bënë popull si dhe Hamdi Bajramin të deklarojë se dhe romët krahas tjerëve më në fund u bënë popull në kushtetutë!
Pra preambulla e saktëson përbërjen multinacioanle të Maqedonisë me maqedonasit si popull dhe krejt të tjerët si komunitete etnike-minoritete. Rama mire e di se Alija kur do shqipen e bënë zyrtare, kur do thotë se duhet edhe pak të bëhet zyrtare dhe tash del se duhet ta bëjmë të barabartë (e jo zyrtare!); ai e ka pare në televizione dhe lexuar në facebook se Bushati dhe Nishani qëmoti na kanë shpallur popull shtetformues me deklaratat e tyre. Sela ma merr mendja se me siguri e din se shtetformues nuk është binacional! Posaçërisht këtë fjalë “binacional” Ivanovi nuk do ta tolerojë sepse ai ka bërë çdo gjë t’i pajtojë maqedonasit e VMRO dhe LSDM të bëjnë qeveri dhe keshtu ta forcojnë shtetin ku për shqiptarët do të hartojë një politikë post regjistrimit të popullësisë
Memorandumi e nxjerr jashtë loje “Ridefinimin” e Lëvizjes Besa sepse sipas tij asgjë nuk duhet dhe lejohet të ridefinohet për këtë legjislacion dhe në ato që vijojnë.
Disa pjesë të atij Memorandumi nuk synojnë shqiptarët të bëjnë atë që betohen para elektoratit se duan ta bëjnë. Krijimi I Komisioneve të ndryshme në vend të organeve qeveritare (ministrive) për të fituar të drejta gjuhësore, ekonomike, arsimore e sociale në një vend ku liderët politikë synojnë që qytetarët të cilët I votojnë nesër të bëhen komb constituent ose tërësisht të barabartë me maqedonasit nuk besoj të jetë e mosdie, në mos qëllim. Memorandumi kërkon ngrijtjen e një Komisioni shtetëror për financimin e komunave, për një vendimmarrje më të drejtë dhe miratimin me shumicën e dyfishtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave…” Atëherë çdo të bëjnë ministria e ekonomisë dhe e financave? Ato do të sjellin vendime për mirëqenie vetëm të maqedonasve dhe komisioni do të sjellë të “drejta ekonomike” për shqiptarët, romët, turqit…ose komunitetet etnike!
Pse hartuesit e Memorandumit insistojnë në krijimin e komisionit shtetëror për finansimin e komunave (Si mund komisioni të finansojë?) e nuk insistojnë të implementohet Marrëveshtja kornizë e Ohrit në pjesën ku flitet për sjellje e Ligjit të ri për decentralizim ( I cili është sjellur me defekte të mëdha) dhe të kërkojnë të bëhet decentralizimi i plotë. Jo më kotë eksperti botëror për çështje kushtetuese Robert Badinter (me sygjerimet e të cilit është hartuar edhe Marrëveshtja e Ohrit dhe është bërë vlerësimi I Kushtetutës së Maqedonisë) në deklaratë para gazetarëve thekson: “Zhvillimi I vetëqeverisjes lokale është çështje kyçe dhe kjo është tendencë e përgjithëshme në shoqëritë demokratike. Me tejkalimin e fërkimeve ideologjike në Evropë qytetarët janë të interesuar për zhvillim të demokracisë e cila ka të bëjë me jetën e përditëshme siç janë shëndetësia, arsimi, ambient jetësor. Ky është concept “I demokracisë në afërsi”, gjegjësisht rriten kompetencat dhe pushteti I të zgjedhurve lokal. Në esence bëhet fjalë për parim të veprimit plotësues. Autoritetet vendore nuk vendosin për çështje të cilat vendosen nga autoritetet qendrore” (Le Monde, 26 korrik 2001). Atëherë pse autoritetet qendrore të vendosin për çështje për të cilat duhet të vendosin autoritetet vendore? Pse komision shtetëror për komunat e jo komuna të forta dhe të pavarura nga qendra?
Sa I takon barazisë gjuhësore Memorandumi parashifka krijimin e njëfarë Komisioni për promovimin e gjuhëve të komuniteteve i cili do të sigurojë përgatitjen e përkthyesve, redaktorëve dhe lektorëve shkruajnë portalet Memorandumi mes tjerash parashifka , edhe financimin e kulturës dhe aktiviteteve kulturore shqiptare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror. Në lidhje me këtë lind pzetja se pse politikanët shqiptar të drejtat e popullit dhe zgjedhësve të tyre I gjejnë në shportën e përbashkët me turqit, romët, serbët kur pretendojnë se shqiptarët janë popullata e dytë numerikisht më e madhe pas maqedonasve në shtet dhe synojnë të krijojnë shtet binacional apo barazi të plotë ekonomikke, sociale,arsimore shëndetëslore etj.? Nëse duhet ndarje atëherë pse nuk kërkohet një department I posaçëm në ministrinë e kultures për kulturën dhe gjuhën shqiptare e cila nuk ka asgjë tëpërbashkët me gjjuhët dhe kulturat sllave? Në lidhje me këtë mendoj se profilizimi I fakultetit të gjuhës dhe letërsisë shqiptare si dhe ekipimi me profesorë dhe lektorë cilësorë(albanologjia) do ta zgjidhte me sukses problemin krijimit të përkthyesve, redaktorëve dhe lektorëve dhe çka na duhen institucione paralele përveç krijimit të një Instituti albanologjik që nuk duhet të paraqesë asnjëfarë vështirësie?
Për krijimin e ministrisë së komuniteteve nuk do të shkruaj se kanë thënë dhe shkruar mjaft të tjerët mendimin e të cilëve e ndaj edhe unë. Kjo më mire ilustrohet me definimin e multikutluralizmit se “…kulturat, racat dhe etnikumet, në veçanti ato të grupeve minoritare, kërkojnë njohje speciale të dallimeve të tyre në gjiun e kulturës dominante politike” (Eagan, L. Jennifer, 2015)
Në fund dua të shtoj se ajo që kërkohet në Memorandum niset nga statusi aktual i shqiptarëve si minoritet etnik alias komunitet etnik definuar në preambullën dhe brendinë e kushtetutës, në një shoqëri multietnike siç është Maqedonia . ku shteti me synim të mbrojtjes së të drejtave të popullatave pakicë dhe me kulture ndryshe nga popullata mazhoritare harton politikë multikutlurore për krijimin e barazisë gjuhësore, kulturore, ekonomike, në lëminë e punësimit etj.