NASA e ka nisur sondën InSight në planetin Mars, që të mbledhë të dhëna rreth ambientit, të sigurojë imazhe të ndryshme dhe fakte tjera të rëndësishme – por që nuk po arrin të ndalojë si duhet.

Deri më tani, sonda ka arritur të gërmojë vetëm 35 centimetra në sipërfaqen e planetit të kuq, megjithëse inxhinierët kishin planifikuar të gërmonte deri tani së paku deri në pesë metra, për të ndihmuar në studimin se si nxehtësia po zhduket nga brendësia e planetit, transmeton Telegrafi.

Për shkak të pjesës, e cila bën gërmimin dhe tërheqjen e materialit përbërës të sipërfaqes, sonda po e ka të pamundur të ndalojë si duhet – derisa NASA, po mendon se kjo pajisje vetëm po kërcen në sipërfaqe.

InSight që i ka kushtuar NASA-s rreth një miliard euro, ndaloi në Mars gjatë vitit të kaluar, pasi udhëtoi nëpër hapësirë për shtatë muaj. Megjithëse konsiderohet si një projekt i suksesshëm, sonda ende nuk i ka arritur pritjet që ishin për të.

Sipas inxhinierëve në NASA, sonda ka kapacitet të qëndrojë në Mars, vetëm se duhet të bëhen disa manovra për t’ia ndryshuar pozicionin, që të stacionohet sa më mirë dhe të krijojë bazament, në mënyrë që të vazhdojë të mbledhë materialet e duhura.