Në sondazhin e Institutit PIPOS, rezulton se Albin Kurti prin me 26.7 përqind si lideri më i pëlqyer, i pasuar nga Lumir Abdixhiku me 20 %.
Pas tyre vjen Memli Krasniqi me 17 % dhe Vjosa Osmani me 11.8 %, ndërsa Ramush Haradinaj u zgjodh nga 7.2 përqind e kosovarëve të anketuar.
Për opsionin “asnjëri” u përcaktuan 9.8 përqind, ndërsa 3.8 % nuk pranuan të përgjigjen ose thanë se nuk e dinë.
Fatmir Limaj u pëlqye nga 2.9 % e të anketuarve, i pasuar nga Mimoza Kusari me 0.40% dhe Behgjet Pacolli me 0.4%.