Sonte në emsionin Click në TV21, pritet të zhvillohet një debat i nxehtë lidhur me situatën politike paszgjedhore në Maqedoni. Të pranishëm në emision do të jenë : Atben Taravari ( sekretar gjeneral i LRPDSH-së), Izet Mexhiti nga BDI dhe Muhame Zeqiri nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Në këtë emision debativ do të diskutohen dilemat si:

-Kur zgjidhet kryeparlamentari?

-Sa ka gjasa për ta realizuar Përzhinën 3, dhe a do të jetë VMRO-DPMNE pjesë e negociatave?
Kur mund të zhbllokohet kriza, dhe cili është skenari më real politik?

-Sa i kanë sinkronizuar qëndrimet 67 nënshkruesit që Zoran Zaevit ia besojnë qeverinë e ardhshme?

-Kur do të zgjidhet kryeparlamentari i ri, dhe a do të jetë ai shqiptar?

Të gjitha këto dilema do të zbërthehen në debatin e sontshëm i cili sipas matjeve analituke të audiencës, pritet të jetë debati më i ndjekur deri më tani.

 

©FOL