Padyshim një ndër spektaklet më të ndjekura shqip është edhe “The Voice”.

Sonte, me fillim prej orës 21:00, do të transmetohet në Top Channel edicioni më i ri i këtij formati.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e jurisë që edhe njëherit është risia e këtij viti, Rona Nishliu. Ajo përmes llogarisë së saj në Instagram ka lajmëruar ndjekësit e saj se “The Voice of Albania” është gati, shkruan Gazeta Metro.

Anëtarë tjerë përkrah Ronës janë edhe Alban Skenderaj, Besa Kokëdhima dhe Xuxi. Edhe kësaj rradhe emisioni do të jetë nën udhëheqjen e Ledion Licos.