Hasim Memishi

S’ju vjen turp të shkoni nëpër fshatra me rrugët plot me baltë e t’ju premtoni ardhmëri europjane;
A s’ju vjen turp të flitni për cilësinë e arsimit, nëpër shkollat ku ska kushte elementare për mësim;
A s’ju vjen turp të shkoni me vetura me xhama t’zi në vendbanimet ku çdo gjë është zi e më zi;
A s’ju vjen turp të flisni për meritokraci, ku çdo punësim kalon nga dega e partisë;
A s’ju vjen turp të flisni me njerëzit që rrogat i kanë më të vogla se çmimi i kravatave tuaja;
A s’ju vjen turp të flisni për sportin,ku të vetmin sport që e njihni është sporti i tenderave;
A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e universiteteve, ku fëmijët tuaj i shkolloni jashtë vendit;
A s’ju vjen turp të flisni për shëndetësinë, ku për çdo kontrollë ju shfrytëzoni ose spitalet private, ose ikni jashtë shtetit;
A s’ju vjen turp…
Hamleti thotë: “o turp ku e ke skuqjen”
Çdo të na thoni pas zgjedhjeve, se para zgjedhjeve ua kemi mësuar fjalimet përmendësh!