Shkruan: Hasim Memishi – SOPI

Albin Kurti edhe pse ka hyrë në garë politike, ai kurrë nuk flet për kundërshtarët e tij politik, madje shpesh kur insistojnë gazetarët të thotë ndonjë fjalë për ata, ai e thotë me humor ose ironi!
Albini flet për projektet madhore që i duhen Kosovës dhe shqiptarëve; është i aftë të flasë për ekonominë, korrupsionin, shëndetësinë, sportin e arsimin!
Është i aftë sepse lexon për çdo gjë, nuk do të përfitoj vota duke sharë kundërshtarët politik, por duke folur për projektet konkrete që do t’i bëj kur të bëhet kryeministër!
Me moshën që e ka unë mendoj se është politikani më i përgatitur në rajon!
Është karizmatik dhe intelektual që më së shumti i duhet Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Kundërshtarët e tij politik nuk flasin kurrë për projekte madhore, ata gjithmonë i kanë fituar votat duke sharë njëri tjetrin, apo duke u bërë bashkë pasi janë sharë e ofenduar!
Besoj se kësaj here populli i Kosovës do votoj për projektet e jo për ofendimet!
Albini tha se do të ketë vetëm 5 këshilltarë nëse bëhet kryeministër, e Jo 35 siç ka qenë deri tash, ai do ta zvoglojë dukshëm numrin e ministrive ku me automatizëm do të minimizohet keqpërdorimi i buxhetit!
Me Albinin Kryeministër dhe Vjosën kryeparlamentare Kosova më shumë do t’i ngjante një shteti Europjan se sa një katrahure ballkanike!
?????