Hasim Memishi Sopi nëpërmejt një postimi në rrjetin e tij social fejsbuk ka një kërkesë për të gjitha partitë politike shqiptare.
Ju bën apel që të kenë kujdes me kandidaturat për kryetar komunash, të zgjedhin njerëz që janë të suksesshëm më profesionin e vet.

Në vijim postimi i plotë:

Zgjedhjet lokale janë shumë afër, duke patur parasysh se shumica e komunave që udhëhiqen nga shqiptarët janë në gjendje të mjerueshme, unë si qytetar i thjeshtë, si artist, ju bëj apel të gjitha partive politike shqiptare, pa përjashtim, që të kenë kujdes me kandidaturat për kryetar komunash, zgjidhni njerëz që janë shumë të suksesshëm në profesionin e vet, zgjidhni profesor që janë në krye të detyrës, avokat të ndërgjegjshëm, mjek të suksesshëm, të rinj profesionist, mjaft me kandidatura që rrotullohen rreth kryetarit dhe kryesisë apo interesave të ngushta, nëse kësaj rradhe e bëni këtë gjë, ndoshta do t’ju falen gabimet që i keni bërë deri tash, ose e kundërta gabimet të bëhen edhe më të mëdha dhe të shkojmë drejt humnerës…
Me respekt dhe shumë sinqeritet deri te të gjithë.