Sot është marrë përfundimisht vendimi që të akuzuarit në rastin “Sopoti” të lirohen nga akuza.

Më 19 mars, Prokuroria Publike Speciale e mbylli rastin në fjalë, në mungesë të fakteve lidhur me akuzat për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës.

Ndërsa të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ku njëri ka ndërruar jetë, 4 mbeten ende të pakapshëm për organet e rendit, kurse 6 të akuzuarit që u shpallën të pafajshëm në seancën e fundit të mbajtur më 19 mars thane se do të kërkojnë dëmshpërblim për burgun që vuajtën.

Kurse të akuzuarit ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë., që si pasojë nga shpërthimi i një mine kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-së dhe një shoqërues civil.