Një veturë e tipit “Yugo” po qëndron që disa vite në parkingun e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Veturës e prodhuar në Kragujevac ka ndryshuar pamjen. Është mbuluar tërësisht me jashtëqitje të sorrave, shkruan lajmi.net.
Edhe disa veturave tjera që gjinden në parkingun prapa Ministrisë së Kulturës, që i përkasin këtij institucioni dhe Ministrisë së Bujqësisë, kanë filluar mbulohen prej jashtëqitjeve të shpezëve. /Lajmi.net/