Arianit Xhaferi

Sot bëhen 4 vite që kur shpirti engjëllor i Almir Aliut lëshoi trupin e tij të njomë. Sot bëhen tre javë që kur vrasësit të Almirit, kriminelit Boban Iliq ju ul burgu nga 6 në 4 vite. Sistemi i drejtësisë i instaluar për vite me rradhë është i korruptuar, i kalbur dhe i padrejtë, sidomos ndaj shqiptarëve. Ajo që ishte VRASJE E NXITUR NGA URREJTJA u rikualifikua në aksident trafiku, me çka vrasësit ju ul dënimi, kurse Almiri u vra për së dyti. Një prokuror plus/minus ndoshta nuk ju çon në xhenet, fytyrë për ta parë të vërtetën në sy nuk keni, por Zoti nuk harron. Lotët e nënës, vllait, babait e familjes së Almirit ju kanë mallkuar për shtatë breza. Almiri nuk mund të prehet në paqe derisa vrasësi i tij endet i lirë mbi tokë, kurse ata që e falën vrasësin duke instaluar këtë sistem jo të drejtë mbajnë kokën lartë…