Në organizim të Trupit koordinues të institucioneve rregullatore për edukim financiar në Maqedoni sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet ‘Dita e edukimit financiar’.

Qëllimi i ngjarjes është që të kontribuojë drejt përforcimit të ndërgjegjes publike për atë se sa është nevoja e edukimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga dituria e këtillë.

Në ngjarje janë të ftuar përfaqësues nga institucione relevante në vend, nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, studentë nga Fakulteti Ekonomik në Shkup dhe nga Qendra për mësim sipërmarrës, njofton AIM.

Trupi përbëhet nga BPRM, MF, ASS, Komisioni për letra me vlerë dhe ASSFPK.