Prezantim për tajnim të pilotëve do të mbahet sot pasdite në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) në Shkup. Në këtë prezantim do të marrin pjesë drejtori i Qendrës për trajnim të pilotëve, Jaari Shraga, instruktorë, kadetë dhe kandidatë të cilët për momentin po trajnohen në Qendër.

 

“Të gjithë ata që janë të interesuar, kandidatë potencial që i përmbushin kushtet në pajtim me konkursin do të kenë mundësinë të flasin dhe të informohen për procesin e trajnimit dhe për atë që ju intereson në lidhje me profesionin e pilotit dhe angazhimin si pilot në ARM”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/