Në rendin e ditës së seancës së sotme konstituive të Parlamentit është edhe zgjedhja e kryetarit të saj. Për zgjedhjen e kryetarit janë të nevojshme 61 vota që nënkupton se nga votimi i sotëm mund që të nuhatet koalicioni i ardhshëm qeveritar, transmeton TetovaSot.

Pika e parë e rendit të ditës së seancës së sotme konstituive është zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për verifikim të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, pastaj verifikimi i mandateve të deputetëve dhe pastaj vjen zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe anëtarëve të Komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë./TetovaSot/