Në Gjykatën Penale të Shkupit, në ora 11:30, sot duhet të fillojë procesi gjyqësor për shkatërrimin e dokumenteve lidhur me pajisjen e përgjimeve të paligjshme, për të cilën, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheqë lëndën me emrin e koduar “Fortesa” dhe më 15 shtator të këtij viti, ngriti akuzë kundër shtatë personave, njofton Portalb.mk.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.