Sot kur shqiptaret festojnë Pavarësisë së Shqipërisë, për këngëtarin Alban Skenderaj dhe këngëtaren Miriam Cani ka edhe një festë tjetër.

Vajza e dy artistëve sot feston ditëlindjen, ku në këtë ditë Albani dhe Miriami kanë dy urime të veçanta.

“Miremengjes Shqiperi! Sot Ameli u zgjua 1 vjeç ndersa ti plot 104! Ne urojme me gjithe zemer qe ajo te jetoj nje jete te lumtur e nje dite, si ty te festoje 104 vjetorin e saj, ndersa ti, te jetosh ne perjetesi ..Gezuar te gjithe shqipetareve!”, ka shkruar Albani në rrjetin social Instagram.

Ndërsa as Miriami nuk ka kursyer fjalët më të mira për Amelinë dhe Shqipërinë ku ajo u shpreh duke thënë:

 ‘’ 1 vit kaloi sikur te ishte 1 dite, dhe ende kur te shoh nuk me besohet qe je e vertete! Ameli, te dua ne cdo rrahje te zemres time. Ato rrahje qe vetem ti i ke ndjere e degjuar brenda meje .. Gezuar Ditelindjen drita ime ❣️ Ti dhe babi jot jeni motivi qe cdo mengjes me ben te hap syte. “Do ju dua ne cdo jete, jeni parajsa qe me pret ..”Gezuar Shqiperia ime per plot 104 vite Pavaresi. Sot eshte dita me e bukur e vitit”, u shpreh këngëtarja në rrjetin social Instagram.