HM Transporti dhe Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) sot do të nënshkruajnë marrëveshje për furnizim të katër lokomotivave të reja elektrike në kuadër të Projektit për ripërtëritje të parkut qarkullues.

 

Projektin e realizon HM Transporti SHA-Shkup në bashkëpunim me Qeverinë e RM-së përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe BERZH-it, njofton AIM.

Gjatë nënshkrimit është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Financave, Hekurudhave të Maqedonisë Transportit SHA dhe CRRC Zhuzhou Elektric Locomotive CO.,Ltd. /Telegrafi/