Uniforma e re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët e Armatës së Republikës së Maqedonisë sot do të prezentohet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup.

Në solemnitet me këtë rast, fjalim do të mbajë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Në kuadër të ngjarjes, pjesëtarët e Armatës do të kenë edhe defile para të pranishmëve, ndërsa do të jepen edhe detajet rreth uniformës së re zyrtare, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.