Shkëndija  e Tetovës sot edhe zyrtarisht do të nis aventurën europiane për sezonin e ri, duke zhvilluar ndeshjen e parë të raundit  të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, kundër skuadrës estoneze të Nome Kalju.

Ndeshja në fjalë starton në ora 18:00, ndërsa debutimin etij zyrtarë në një ndeshje me fanellën “kuqezi”, pritet ta ketë mesfushori Zeni Husmani, i bashkuar me Shkëndijën që në fillim të vitit, por që fiton të drejtë loje vetëm tani, ndërkohë në kombinim do të jetë edhe afrimi i kësaj merkatoje, Mexhit Neziri.

Për Shkëndijën do të jetë kjo hera e 8-të  që do të marrë pjesë në Europë, ndërsa do të jetë kjo hera e tretë që do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian.

Sa i përket ekipit kundërshtarë të Nomme Kalju, është kjo hera e 10-të që do të luajnë në eliminatoret e Kupave Europiane, e dyta në Ligën e Kampionëve pas vitit 2014 kur kishin fituar për herë të parë titullin e kampionit.

Bëhet fjalë për skuadër që nuk njeh ndonjë ecuri të dalluar në Europë, por nuk duhet nënçmuar pasi e kaluara tregon se kanë ditur të befasojnë duke eliminuar ekipe si HJK Helsinki i Finlandës, Aktobe nga Kazakistani, Trakai i Lituanisë apo edhe Makabi Haifan nga Izraeli.

Nga 32 ndeshje europiane numërojnë 15 disfata, 9 barazime dhe 8 fitore./infosport.mk